Dy persona, një shqiptar dhe një rumun akuzohen se kanë vrarë një të ri dhe kanë plagosur shtatë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Treviso të Italisë.
Gjithcka ndodhi naten e se dieles, kur grupi i miqve, ku bente pjese viktima po festonin festen e beqarise se shokut te tyre. Duket se zhurma e larte qe po benin ne apartament ka shqetesuar banoret, por shqiptari dhe rumuni kane vepruar direkt. Fillimisht ka plasur sherri me fjale, pastaj situata degjeneroi.
Nje i ri, identifikuar si Igor Ojovanu u qellua per vdekje, nderkohe qe te pakten 7 te tjere u plagosen. Shqiptari dhe shoku i tij bashkepunetor ne krim u arratisen me nje makine, por duket se kishin marre plage, keshtu qe ishin te detyruar te shkonin ne spital. Aty u zbuluan nga mjeket e urgjences, te cilet njoftuan policine dhe keshtu u vune ne pranga.