Sa vjen dhe ngushtohet laku i drejtësisë për kokat e korrupsionit politik në Shqipëri. Shumë shpjet prangat e agjentëve të FBI do të kërcasin pas shpinës së Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe lukunisë së tyre të hajdutëve, vrasësve, trafikantëve dhe sekserëve. Në Shqipëri do të ngrihet një sektor për skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI, për të goditur korrupsionin dhe krimin në nivelet e larta. Kjo është sanksionuar në ligjin për SPAK.
Pjesë e skuadrave të përbashkëta hetimore do të bëhen edhe prokurorë dhe hetues nga vendet e Bashkimit Evropian, për të mbërthyer peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Për herë të parë pas 28 vitesh, në Shqipëria do të krijohen struktura të frikshme dhe profesioniste, të cilat do të veprojnë jashtë duarve të politikës dhe për të shkatërruar politikën e korruptuar të Tiranës.
Fronti i krimit dhe korrupsionit në pushtet dhe opozitë po bën çdo përpjekje për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji, duke urdhëruar prokurorët që të mos aplikojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Fillimisht, kapot e krimit dhe korrupsionit të politikës bllokuan Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, por pas ndërhyrjes së amerikanëve, ky këshill u zhbllokua. Tani kanë bllokuar KLP. Aktualisht po zhvillohet një betejë e heshtur për të zhbllokuar KLP. Pa u ngritur këto dy këshilla nuk mund të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale si dhe as skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI. Kokat e krimit dhe politikës nuk kanë asnjë shans që të sabotojnë këtë ligj, por ata vetëm mund ta shtyjnë për ca kohë. Ata nuk kanë asnjë shans që të shpëtojnë nga hetimet dhe prangat e FBI.
Ligji është miratuar me 84 vota dhe nuk mund të zhbëhet. Në ligj thuhet qartë se ‘Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së
Posaçme për një periudhë trevjeçare. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta: bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera”.
Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin
e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente. Merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale./Pamfleti