Loading...

Ertugrul në telashe, ja vendimi i gjykatës për të

Një gjykatë turke ka vendosur që aktori i njohur, Engin Altan Duzyatan, të sillet me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash që akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Tëitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Nesli?ah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan i cili luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër.

Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com