Vitet 90-të kanë qenë të vështira për çdo shqiptar, e sidomos për shqiptarët e Kosovës që gjendeshin mes luftës.
Shumë nga shqiptarët e Kosovës u detyruan të linin shtëpitë dhe atdheun e tyre për një jetë më të mirë, e sigurisht për të mbijetuar nga terrori serb mbi ta.
Nga familjet që kanë ikur në Amerikë në vitin 1999 është familja Ajdini, e cila tashmë ka plot 19 vite që jeton në SHBA.
Këtë e mësuam nga Bunjamin Ajdini, i cili ka ngarkuar një video në YouTube, ku tregon surprizën që i ka bërë të atit.
Bunjamini gjatë videos shprehet se babai i tij ka ëndërruar gjithnjë te ketë një makinë të re, por që kurrë nuk ka pasur mundësi ta blejë sepse është përpjekur që familjes të mos i mungojë asgjë.
Por, tashmë që është rritur, nga kursimet Bunjamimi ka mundur që t’ia realizojë ëndrrën babait të tij.
Videoja është shumë emocionale dhe prindërve të Bunjaminit nuk u besohet që djali i tyre ka mundur të blejë një mjet të tillë luksi.
E aq më tepër kur dy prindërit e të riut flasin shqip është një tjetër emocion.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni këtë surprizë më shumë se të këndshme./JOQ.al