Loading...

Elbasan, AKU sekuestron mish, peshk e miell të pacertifikuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dega Elbasan gjatë inspektimeve që ka kryer në tregjet ushqimore të këtij qarku ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore dhe për rrjedhojë ka vendosur 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe ka bllokuar 552 kg mish.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com