Loading...

E rëndë/ Humbin jetën 22 persona, mes tyre ka fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku raportohet se të paktën 22 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë humbur jetën pas një aksidenti në Izmir.

Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit Anadolu, dhe sipas tyre të gjithë ishin emigrantë dhe udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Izmirit, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vend ngjarje, ndërsa raportohet se nuk është bërë ende identifikimi i personave./ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com