Disa ditë pas zhdukjes vjen lajmi tronditës për gazetarin që coi botën në këmbë.
Disa pjesë të trupit të gazetarit saudit Jamal Khashoggi janë gjetur në Stamboll. Lajmin e bën të ditur Skynews, që citon burimet e tij, sipas së cilës gazetari ka qenë i prerë në copa dhe i shpërfytyruar.
Sipas një burimi, pjesë të trupit janë gjetur në kopshtin e rezidencës së konsullit saudit.
Pavarësisht asaj që thuhet nga Skynews nuk ka të tjera konfirmime.
Lajmi i publikuar nga Skynews, ndër të tjera vjen, pas fjalëve të Erdogan që pikërisht sot i ka kërkuar Arabisë Saudite të zbulojë se ku ndodhet trupi i Khashoggi.