Loading...

E dhimbshme, dhëndri ‘grushton’ vjehrrin 80-vjeçar dhe e nxjerr nga shtëpia

I dhimbshëm është rasti i raportuar nga policia.
Rasti i veçantë i dhunës në familje i regjistruar në Tiranë, ka për protagonistë një dhëndër 60-vjeçar i cili a goditur me grushte dhe nxjerrë nga banesa vjehrrin e tij, 80-vjeçar.

Burimet e Policisë Vendore, ndërsa konfirmojnë këtë ngjarje, sqarojnë se të dhunuarit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S. H., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grushte dhe nxjerrë nga banesa vjehrrin P. K., vjeç 80, banues në Tiranë, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 90 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com