Të gjithë se duhanpirja është një ndër shkaktarët kryesorë për dëmtimin e mushkërive. Ndoshta disa sëmundje të mushkërive nuk i kemi në dorë, por t’i pastrojmë ato nga nikotina, këtë mund ta bëjmë edhe vetë, me receta natyrale të përgatitura në shtëpi, shkruan ShkodraNews.
Kjo recetë që do t’ju tregojmë këtë herë, ka katër përbërës:
Xhinxherin, i cili ka aftësinë për të hequr mukozën shtesë në mushkëri.
Qepën, e cila mund të ndihmojë në shmangien e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.
Shafranin që konsiderohet një nga erëzat më të shëndetshme, që përmban acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale dhe lufton bakteret, viruset dhe kancerin.
Mjaltin, i njohur për vetitë shëruese dhe përfitimet shëndetësore duke filluar nga sistemi i frymëmarrjes e deri tek dhimbjet e ndryshme.
Si ta përgatisni dhe ta përdorni:
Një kilogram qepë
Një rrënjë e vogël xhenxhefili, e mbuluar
Një litër ujë
400 gram mjaltë
Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vlojeni ngadalë. Kur të ketë valuar, shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit, të cilën do ta keni prerë në pjesë të vogla. Më pas shtoni shafranin dhe ulni pak ngrohjen. Lëreni përzierjen derisa të masa e saj të përgjysmohet dhe më pas masën e përfituar vendoseni në një vazo dhe mbani lëngun dhe ruajeni në frigorifer.
Konsumoheni çdo mëngjes esëll, nga dy lugë kafeje dhe në darkë sërish dy lugë kur të bini për të fjetur, por duhet të mos keni ngrënë rreth atij orari. /ShkodraNews