Loading...

Disa mënyra të thjeshta si të mbroheni nga gripi sezonal

Me ndryshimin e stinëve dhe sidomos në rastet kur temperaturat ndryshojnë në mënyrë të menjëhershme fillojnë të shfaqen edhe rastet e para me gripin sezonal nëpër dyert e spitaleve.

Gripi sezonal përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Zakonist, personat që janë më të rrezikuar për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal janë:

-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

-Personat 65 vjeç e sipër

-Gratë shtatzëna

-Personat me sëmundje kronike

Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.

Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje.

Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët këshillohet që të:

-Qëndroni në shtëpi

-Shmangni vendet e populluara publike

-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje

-Mbuloni gojën dhe hundën me fasoletë kur kolliteni apo teshtini

-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për gjendjen tuaj

-Evitoni kontaktet me njerëzit e sëmurë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com