Një grabitës shqiptar është dënuar me pesë vite e katër muaj në Itali.
Petrit Paluca, 25-vjeçar, në hapësirën e dy muajve, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, kishte kryer 6 grabitje në Parma, i armatosur me thikë dhe një lloj arme si kosor.
Ai ishte gjithashtu autor i grabitjes së qendrës së basteve në rrugën “Spezia” dhe ndoshta edhe autori i shumë grabitjeve të tjera të pa zbardhura.
Grabitja ndodhi më 28 dhjetor 2017, ku u grabit qendra e basteve “Goldbet”. Shqiptari i armatosur me thikë dhe i maskuar me një shall, arriti të merrte shumën e parave dhe u largua më pas në këmbë.
Në një grabitje tjetër, 25-vjeçari ishte me një bashkëpunëtorë duke arritur të grabisin 1700 euro në një biznes.
Ai u identifikua nga policia u arrestua pranë një klubi nate, ku në xhepin e tij kishte disa kartëmonedha.
I riu shqiptar, i pa strehë në Parma, kishte pasur edhe më herët precedentë penalë për vjedhje.