Detaje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Tiranë, ku në një lokal në ish-Bllok në Tiranë mbeti i ekzekutuar një person e dy të tjerë u plagosën.
Identifikohet komandoja, i cili është shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Fabiol Gaxhajt 26 vjeç, si dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe mikut të këtij të fundit Eljon Hato.
Bëhet fjalë për Mevjol Billon, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai është efektiv i Forcave Komando në Zall Herr. Po ashtu, ai njihet edhe si një eksperti i përdorimit të armëve të zjarrit, pjesë e batalionit special “Berretat e Kuqe”. Po ashtu, ai njihet edhe si një nga qitësit më të mirë në ushtri.
Burime bëjnë me dije se komando Billo është njëherësh kushëriri i këngëtares Elvana Gjata. Në këto kushte, këngëtarja bashkë me familjarët e saj kanë dhënë dëshmitë e tyre në komisariatin e Tiranës dhe më pas janë lënë të lirë.
Deri tani, mendohet se ka qenë pikërisht plumbat e shprehur nga arma e komandos, ato që kanë shkaktuar vrasjen e të riut dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos, mbrëmë në një lokal të njohur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Aktualisht, policia e ka shpallur në kërkim bashkë me të dashurin e këngëtares, biznesmenin Ervin Mato dhe Fabio Allushin, 42 vjeç, banues në Tiranë./korrieri