Pak minuta më parë komisariati i policisë në qendër të Athinës, në Omonia, ka rënë pre e një sulmi të disa personave.
Sipas informatave të para të mediave vendase si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme materiale ndërsa kanë mbtur të plagosur 4 efektivë policia.
Mësohet se një grup prej afro 50 personash iu afruan komisariatit të Policisë Omonia, të vendosur në Rrugën Veranzero dhe hodhën bomba dhe objekte të tjera Molotov.
Si pasojë e bombave molotov, janë plagosur 4 policë dhe janë djegur disa makina.