Loading...

Cikloni i Mesdheut “gjunjëzon” Greqinë, shirat e rrëmbyeshme sjellin përmbytje

Cikloni hibrid i Mesdheut është lëshuar mbi Greqinë fqinje duke sjellë përmbytje të shpejta.

Cikloni i rrallë i quajtur Medicane, nga bashkimi i dy emrave: Mediterranean+ hurricane, pra Mesdhe plus uragan ka sjellë me vete erëra të furishme dhe shira të rrëmbyer që sollën përmbytje në pjesë të ndryshme të Greqisë.

Si pasojë e trazimit të detit, anijet u mbajtën në portet kryesore të Greqisë ndërsa trafiku u ndërpre në disa zona pasi rrugët u përmbytën për shkak të shiut të rëndë.

Erërat e forta hodhën koshat e plehrave nëpër rrugët e qytetit ndërsa pemët e rrëzuara çuan në ndërprerje të energjisë në shumicën e vendit.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë njoftuar se kanë marrë me dhjetëra thirrje për ndihmë për të hequr pemët e shkatërruara dhe objekte të tjera si dhe për të ndihmuar evakuimin e njerëzve të bllokuar në veturat dhe shtëpitë e përmbytura.

Stuhia e rrallë tropikale ka prekur kryesisht zonat në gadishullin jugor të Peloponezit ndërsa imazhet televizive tregonin sesi rrugët e përmbytura u kthyen në lumenj në shumë zona ndërsa valët masive të detit përplaseshin në brigjet e qyteteve bregdetare në rajon.

Temperaturat u rritën papritur me 10 gradë celsius këtë javë ndërsa shpejtësia e erës shkoi në 100 kilometra në orë në disa zona.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com