Çdo ditë e tij fillon qysh në orët e hershme të mëngjesit, sepse në këtë mënyrë edhe kujdeset për trashëgimin e të parëve të tij.
Punën si fermer e bënë me një dashuri të madhe e një gjë të tillë e tregon edhe fakti sepse mban lloje të ndryshme të kafshëve.
Naim Kryeziu, nga fshati Bubavec i Malishevës thotë se ka nëntë vite që kujdeset për fermën, të cilën së pari e ka filluar gjyshi i tij.
“Personalisht unë punoj nga viti 2009, por kam traditë familjare që merremi me kultivimin e deleve. Fshati Bubavec është i përshtatshëm për blegtori. Në këtë fshat ka rreth 900 krerë dele, 700 krerë lopë që mbajnë dikush dy e dikush tri, por ka fermer me 50 të tilla”, thotë për RTV Dukagjinin Naim Kryeziu.
Sipas tij, një përkushtim më të veçantë, e duan delet, që numëron me mbi 300 krerë, të cilat gjithashtu pëlqejnë meloditë e fyellit nga çobani i tyre.
Fshati Bubavec, i cili ndodhet pak kilometra larg Malishevës, ka një sipërfaqe të madhe, ndërsa përbëhet prej më shumë se 2000 banorëve.
Kryetari i këtij fshati, Fehmi Kryeziu, ka thënë se toka e këtij vendi është shumë e përshtatshme për blegtori, andaj edhe shumica e banorëve të këtushëm, mbajnë ferma.
“Bubaveci i ka përafërsisht 3 mijë banor. Shumica merren me bujqësi dhe blegtori ka prej atyre që merren edhe me ndërtimtari. Karakteristik e veçantë është se ka gurë dekorativ, ka disa familje që merren edhe me gdhendjen e tyre”, thotë kryetar i fshatit Bubavec, Fehmi Kryeziu, përcjell Telegrafi.
Të kullosësh bagëtitë dhe të kujdesesh për to, është përgjegjësi, por mbi të gjitha është një kënaqësi të ballafaqohesh me botën e kafshëve, ka thënë fermeri Naim Kryeziu./Telegrafi
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/478212362698194/?t=0