Dy ditë pas zbulimit të një laboratori të përpunimit të heroinës në Has, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për operacionin. Të premten policia u mjaftua vetëm me një komunikatë 4 rreshta se ishte kryer operacioni dhe ende po bëheshin arrestime por asgjë më shumë.
Ndërkohë sot një efektiv i antidrogës ka dërguar tek ish-kryeministri Sali Berisha një mesazh ku thotë se janë vjedhur nga vetë policia 160 kg opium me të cilin mund të nxirreshin 20 kg heroinë e zakonshme.
Ai flet për përfshirjen e njerëzve të fuqishëm në xhiron e heroinës si politikanë, deputetë, biznesmenë.
STATUSI I BERISHËS
Narkopolicia informoi bosët e rrjetit të fabrikës së heroinës në Has!
Vodhi 160 kg opium të pastër me të cilin prodhoheshin 3.2 ton heroinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr. jam punonjës i antidrogës nga lista prej 13 bosëve dhe lejtnantëve të këtij grupi, biznesmenë, politikanë, deputet etj nuk është arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotësisht pa filluar ndaj u arrestuan vetëm tre anëtarët e familjes Shuti që punonin në Fabrike dhe kishin detyrë dhe ruajtjen e saj.
Në fabrike janë gjetur 260 kg opium i pastër por 160 kg u zhdukën pa gjurmë, po sqaroj këtu se me një kg opium nxirren 20 kg heroinë e zakonshme pra vetëm me sasinë e lëndës së parë që u gjendën në fabrikë prodhoheshin 5200 kg heroinë.
Së fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është që 3 vjet dhe me dijeni të plotë dhe nën kujdesin e shefit të komisariatit Hasit dhe kryetarit bashkisë Adem Lala, të cilët kishin pjesën e tyre të fitimit, anonim ju lutem.