I ftuar në emisionin “Be Coffe”, gazetari Artan Hoxha është thumbuar për një sërë cështjesh ku si filloim ka qënë ajo e nismës së kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve. Artan Hoxha u shpreh se ishte me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj. “Meqë ti i di të gjitha si gazetar, na jep nja dy ndeshje të sigurta për fundjavë”- e pyeti Besi. Gazetari Hoxha u shpreh: “Unë jam me Baba Mondin.” Kryegjyshin Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj e vlerësoi shumë pozitivisht vendimin e fundit të qeverisë, për mbylljen e lojërave të fatit dhe te basteve.
“E vlerësoj këtë vendim nga kryeministri. Mbyllja e tyre është për të mirën e familjeve shqiptare. Lojrat e fatit janë të dënuara me ligj edhe me fe. Ato i mësojnë dembelë dhe i shkatërrojnë njerëzit. Por të hapen sa më shumë vende pune që të punësohen njerëzit”- ka thene ai.
Tre ditë më parë, pasi u njoftua vendimi i qeverisë, kryegjyshi reagoi me këtë deklaratë: “U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojrat e fatit. Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve. Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen”.