Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon me ngulm të faktojë lidhjet e deputetëve të PS me persona me të shkuar kriminale. Ai ka lënë mënjanë Taulant Ballën për t’u marrë me një tjetër socialist.
Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë-Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se ‘Pjerini vdes për trafikantët’.
STATUSI I BERISHËS
Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..”