Loading...

BE shuplakë Shqipërisë: Tani që arrestuat kriminelët duhet të…

Bashkimi Europian përshëndet operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë nga Policia e Shtetit të dielën. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i BE në vendin tonë thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet kryesor për Bashkimin Europian.

“Ne mirëpresim operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë sot në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga Policia e Shtetit Shqiptar. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri është një prioritet kryesor për Bashkimin Europian. Tani ne presim që hetimet penale dhe dënimet do të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”, shkruan në një postim në Tëitter, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një aksion të gjerë të shtrirë në disa qytete të vendit, Policia e Shtetit arrestoi të dielën dy ish-deputetë, si dhe disa prej anëtarëve të të ashtuquajturve “të fortët” e Shijakut. Një operacion i gjerë u ndërmor edhe për arrestimin e Kelmend Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndonëse kapja e tij nuk u bë e mundur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com