Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur emra nga selia e PD për pushtetarët që janë të lidhur me krimin sipas tij.
Basha ka bërë një tablo të zymtë të situatës dhe deklaroi se krimi po kontrollon territorin dhe ekonominë. Basha përmendi edhe lidhjet sipas tij, të politikanëve të lartë, me bandat e krimit.
“Është një çështje kapitale emergjence gjendja e rendit dhe shpartallimi i plotë i institucioneve publike. Dje patëm edhe ngjarjen e fundit kriminale në cërrik. Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona. Ka nxjerrë në pah një të vërtetë që e kemi konstatuar në vazhdimësi faktin që krimi është më i fortë se kurrë kontroll territorin dhe ekonomisë. Fakti 2 është që organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara dhe drejtuesit janë vënë në shërbim të krimit. Sot shqiptarët sundohen nga bandat që kontrollojnë fizikisht lagjet periferinë, qendrën, territorin, ekonomisë, pikat e bixhozit, ndërtimin ekonomisë restorante turizmin, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin, pushtetin politik, ekzekutivin, parlamentin dhe drejtësinë”, tha Basha.
“Grupe të rrezikshme kriminale kanë shtënë në dorë gjithçka. Në Elbasan është gjendja e qartë. Elbasani menaxhohet nga banda në bashkëpunim me kryebashkikakun Qazim Sejdinin, dhe në mbështetje ta Taulant Ballës. Janë tre badna që kontrollojnë gjithçka”, tha kryeopozitari.
“Në Shkodër situata është e njëjtë, janë Bajrat që kontrollojnë gjithçka, në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm, që është njeriu që mban komunikim më Bajrat”, theksoi Basha