Loading...

ART ME GUACKA E GURALECA/ Cikli : ” Mjeshtrat tanë ” nga Sejmen Gjokoli

Nga cikli : ” Mjeshtrat tanë ”

ART ME GUACKA E GURALECA…

– me Vladimir Kamberaj, njeriu që kthen në art guaska e guraleca –

Kur për gati një dekadë mbante veshur uniformën e ushtarakut as që i shkonte mendja se do vinte një ditë që ashtu si paimet ti bëheshin të pa ndara guackat e guralecët e detit e bregdetit.
Gjatë emigrimit në vendin fqinj do ta shikonte për të parën herë përdorimin e përpunimin e tyre, ashtu në mënyrë artizanale.
Ishte një zonë turistike anës detit dhe shumë syresh, ndër vendas e të vajtur, jepnin e merrnin me këtë lloj zanati.
Sebep u bë një pronar restoranti që I besoi realizimin e një mozaiku, diku te 3×2 m.
Aty nisi udha prej artisti popullor e Vladimir Kamberit, e këtij zejtari që tani ka gati dy dekada pa u ndalur, qysh kur prej Tepelenës si vendlindje e Përmetit si origjinë do të vendosej në Vlorë. Në vendin ku edhe deti po edhe guackat e guralecët janë të pa mbarimtë.
I është dashur të eksplorojë anë detin e Zvërnecit, Radhimës, Dhërmiut e Jalës dhe është mrekulluar jo vetëm nga sasia por edhe nga shumëllojshmëria e guackave e guralecëve, këta të fundit si të petëzuar e të lëmuar me lima.
Motivet i gjen vetëm nga deti dhe bregdeti, andej e merr pamjen kur me guackat apo guraleca modelon e dekoron peisazhe por edhe gjithëshka që ka uji i detit brënda.
Anije, peshq, delfina, aktapodë, yll deti etj.
Më tej vijnë vazo, abazhura, kuti bizhuterie, shandane, gërma për simbole emrash e suvenire të ndryshme si simbolika dashurie.
I rrallë mes zejtarëve në Vlorë por të rralla edhe produktet e tij artistike të cilat përpihen nga turistë e vizitorë, vendas e të huaj, prej Sarande e deri në Shkodër.
Një trashëgimi e rrallë që i shton vlerat zejtarisë fantastike të Vlorës e Shqipërisë, të njohura për ujra lumenjsh, liqenesh e detesh…/Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com