Pas arrestimit të ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko si dhe ish-deputet i PS, ka reaguar kryeminsitri i vendit, Edi Rama.
Në një postim në Twitter ai eshte shprehur i keqardhur për Çukon, por shkruan se nuk ka qendrime në raport me ligjin.
Reagimi i Edi Ramës:
Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!