Lideri i opozitës, Lulzim basha lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve të ardhshme, deklaroi se vendi është përballë rrezikut të konfrontimit civil.
Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duna të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra. Ai përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën.
A do hyni në zgjedhje?
Basha: PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Qëllimi ynë është të imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që të marrim besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin. Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanëve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë, dhe jo vetëm qeverinë.
Kur ju thoni se në 17 maj bëtë marrëveshje me Edi Ramën sepse ishit të detyruar për të shmangur konfrontimin civil, po sot a mendoni ka rrezik për një konfrontim civil?
Basha: Padyshim, madje po shkon më keq se një vit më parë…