Aluizni njofton se në Vlorë deri në vitin 2013 ishin kryer gjithsej 1861 legalizime të objekteve pa leje, ndërsa në 5 vitet e fundit ALUIZNI ka realizuar leje legalizimi për 7122 objekte.
Aluizni publikoi të dhënat për legalizimet e kryera përgjatë 5 viteve të fundit në Qarkun e Vlorës, në zonën e bregdetit deri në Sarandë.
Aluizni bën me dije se në Qarkun Vlorë ku përfshihen, zonat e Vlorës, Sarandës dhe Bregdetit ka një rëndësi të veçantë në trajtimin e problemeve të ndërtimeve informale. Për këtë arsye ka marrë vëmendjen e Aluiznit për ruajtjen e resurseve natyrore që ka bregdeti i Vlorës, Sarandës, Ksamili, Finiqi, kurora e gjelbër në këto zona dhe hapësirat arkeologjike.
Statistikat zyrtare tregojnë, se në vitin 2010 janë dhënë më pak leje në historikun e të gjithë këtij procesi, vetëm 108. Viti me numrin më të lartë të legalizimeve është viti 2017, kur u legalizuan 2382 objekte informale.
Në periudhën 2006 deri në vitin 2009 ishin kryer vetëm 20% e lejeve krahasuar me totalin prej 8983 lejesh. Ndërkohë që për vitet 2014 deri në shtator 2018 janë dhënë 80 % e lejeve.
Ndërsa në Sarandë shënohen 3688 legalizime të kryera që në nisje të procesit. Nga viti 2006 deri në 2013 janë bërë 881 leje, ndërsa prej vitit 2014 deri në shtator 2018 janë bërë 2807 legalizime objektesh informale.
Në vitin 2009 nuk u krye asnjë legalizim, ndërsa numri më i lartë i legalizimeve është bërë në vitin 2017 kur ALUIZNI ka legalizuar 1149 objekte.
Deri në vitin 2013 rezultojnë të kryera vetëm 23 % e totalit të lejeve të dhëna për banorët e qarkut bregdetar, ndërsa 76% e këtij totali është kryer në 5 vitet e fundit. Për periudhën janar- shtator 2018 janë bërë 917 legalizime objektesh.