Loading...

36-vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin: Si më përdhunuan dy policë serbë njëri pas tjetrit

Një 36-vjeçare shqiptare ka marrë për herë të parë guximin të rrëfejë tmerrin që ka kaluar kur e kanë përdhunuar.

Vasfije Krasniqi-Goodman e cila tashmë jeton në teksas të SHBA-ve, me lot në sy ka rrëfyer se si rreth 20 vite më parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dy policë serbë e kanë përdhunuar.

Vasfija nga fshati Babimovic i Vushtrisë rrëfeu torturën që iu desh të kalonte gjatë luftës së Kosovës.

Ajo tregoi për Televiozionin publik të Kosovës:

“Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me dalë dikush te dera me qelë derën. Dikush jashtë derës na tha ‘qelne derën’… edhe është dashtë me qelë. Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastisë, mirëpo ai pyti se ku e keni babën edhe vëllanë. Nana i tha që janë në Gjermani, e ai më tha: ‘Jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkuar në luftë’.Ai hyri brenda dhe më pastaj më mori mua, më tha se do të shkojmë për të dhënë deklaratë në polici.Nuk doja të shkoja, por ai më kapi dhe më futi në një makinë 101-sh të kaltër. Ai nuk vazhdoi drejtë ku është stacioni i Policisë, por ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Unë e dija por se kuptoja se çfarë do të ndodhë me mua, sepse unë kam qenë fëmijë, 16-vjeç. Dhe ka ardhur në fshatin Babimovc, ka qenë një kishë aty, fshati ka pasur shumë serb. Në atë moment unë vetëm doja të vdisja me një plumb edhe kurgjo tjetër. Veç me më vra. E ka ndal makinen dhe më ka detyruar me dalë prej makines dhe aty kishte patur kallamoq. Më ka gjuajtur aty dhe çfarë ka ndodhur pastaj nuk mundesh me marrë me mend. E ka pasur dorën e majtë të lidhun edhe thoshte: ‘Nuk të vras sepse kështu hjekë më shumë’. Pastaj është kthyer në makinë dhe ka ardhur një tjetër; ai nuk ka qenë me rroba të policisë, por me rroba civile. Më ka dërguar në një shtëpi tjetër afër shitores së fshatit Babimovc. Kur është kthyer ky i vjetri prapë në makinë dhe ka kaluar një ushtar aty. I kam thënë që unë dua vetëm të shkojë në shtëpi. Ai më ka thanë ‘mos trego ku je kanë, thuaja në shtëpi se ke qenë me dhënë deklaratë në polici. Më ka thanë që nëse u tregon familjarëve ne kemi me të vra.”

36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com