Një 24-vjecare është gjetur e pajetë mbrapa pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë. Mësohet se viktima është me inicialet E. Y., lindur në Mallakastër dhe dyshohet se është vetëvarur.
Informacion Paraprak
Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasia E. Y., rreth 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.