Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi janë kapur më 190 kg lëndë narkotike e llojit kanabis në shtëpi, e cila kap vlerën prej 1.5 milionë eurosh. Operacioni u zhvilluar në zonën e Raguzës dhe të arrestuarit janë A.A 28 vjeç e C.J 28 vjeç.
Karabinierët ndaluan një furgon tranporti për tregti, dhe pas reagimit nervoz që bëri shoferi, vendosën të bëjnë kontroll të imtësishëm. Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private dhe pas gjysëm ore. Patrulla e ndoqi.
Patrulla hapi dyert e furgonit dhe prej aty shpërtheu një erë e fortë marihuane dhe pse furgoni dukej bosh. Kështu që duhej menduar se automjeti ishte shkarkuar në shtëpinë ku kishte hyrë më parë. Atje ndodhej një 28-vjeçar shqiptar dhe 45 qese plastike, që përmbanin 198 kg marihuanë.
Falë qenve antidrogë, u zbulua një fund i dyfishtë në furgon ku fshihej droga.