Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv Adi Krasta sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.
E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.
Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.
Pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizioninin informativ . Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.