Loading...

Zhduket prej dy muajsh adoleshenti shqiptar në Britani, mister fati i tij

Një minoren shqiptar në Angli rezulton i zhdukur prej dy muajsh, ndërsa policia britanike kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Mësohet se shqiptari 16-vjecar Erlind Gjana është parë për herë të fundit në zonën ku ai banonte në Bournemouth më 10 Korrik të këtij viti. Policia britanike bën me dije se po kërkon prej kohësh për të riun shqiptar, por ende nuk ka asnjë shenjë për vendndodhjen e tij.

“Ai është zhdukur prej një kohe të gjatë dhe jemi të interesuar të dimë nëse është i sigurt dhe mirë. Kemi bërë hetime për të lokalizuar vendndodhjen e Erlindit dhe kemi zbuluar që ka udhëtuar në Londër dhe Kent. Nuk kemi informacione për gjendjen e tij shwndetesore”, thotë detektivja Sara Watts.

Shqiptari është  rreth 1 metër e 60 centimetra i gjatë, ka trup të hollë dhe flokë të errëta. Autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve që të japin informacione nëse dinë ndonjë gjë në lidhje me Gjanën.

“U bëj thirrje çdokujt që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, apo nëse shohin një person të ngjashëm me përshkrimin të kontaktojnë policinë. Dua gjithashtu t’i them Erlindit që të na kontaktojë direkt ne sepse jemi të interesuar të dimë nëse është mirë”, tha Ëatts për mediat britanike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com