Loading...

Zbulojnë se kishte të dashur: Prindërit e dërgojnë adoleshenten që të bëjë testin e virgjërisë

Një çift iranian e detyroi të bijën që të shkonte tek doktori për të bërë një test virgjërie pasi zbuluan se ajo kishte një të dashur sekret.

Mitra Eidiani, 42 vjeç dhe Ali Safaraei, 56 vjeç, kërcënuan të bijën Sophia dhe të dashurin e saj- duke i thënë asaj se do e kthenin në Iran që të martohej me një kushëri.

Ngjarja u regjistrua në Britani dhe tashmë çështja ka shkuar në gjykatë.
Çifti e çoi të bijën 18-vjeçare te mjeku, por ai refuzoi që të bënte ekzaminimin pasi adoleshentja tha se nuk donte ta bënte diçka të tillë.

Vajza e raportoi ngjarjen në polici dhe tashmë ka nisur gjyqi ndaj çiftit me origjinë iraniane.

Ata e zbuluan historinë e të bijës kur u kthyen një ditë herët në shtëpi dhe ajo kishte marrë të dashurin.

Nga frika, ajo i tha të dashurit të ngjitet në çati. Mamaja e tërbuar e kafshoi të bijën, kurse babai nxori një thikë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com