Loading...

Zbulohet materiali më i fortë ndonjëherë, ka formën e makaronave të përdredhura

Materiali më i fortë i zbuluar ndonjëherë fshihet në kozmos dhe ka një strukturë të çuditshme, që të kujton atë të makaronave të përdredhura, i zbuluar nga kërkimi i bërë nga Universiteti amerikan i Indianas, në Blumington, i koordinuar nga Charles Horowitz dhe i botuar në “arXiv”, arkiv në internet i studimeve që ende nuk kanë kaluar në analizimin e studiuesve të tjerë.

Ky material është zbuluar në zemër të yjeve prej neutroni, në të cilat materia arrin një dendësi të jashtëzakonshëm aq sa një lugë do të peshonte sa 170 milionë elefantë.

Sipas këtij kërkimi tregohet se “këto ‘makarona bërthamore’ të këtyre yjeve është 10 miliardë herë më e fortë se sa çeliku”, tha Horowitz.

Sipas autorëve të këtij kërkimi, është pikërisht dendësia e lartë e këtyre yjeve që i ngjesh bërthamat e materies duke e degormuar dhe duke i dhënë një strukturë të pazakontë, që të kujton makaronat e përdredhura.

“Materia mund të ketë një strukturë të sheshtë si llazanja, të rrumbullakët si njokit ose me fije si spagetit”, thonë autorët e studimit.

Studiuesit pritet të nxjerrin më shumë informacione në lidhje me këtë super material duke analizuar valët gravitacionale dhe duke përdorur teleskopët e gjeneratës së fundit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com