Loading...

Vlorë – Orikum:Kapet autori i vjedhjeve të banesave /Emri

Vlorë – Orikum Finalizohet operacioni i koduar “Oriku-2018” Kapet autori i vjedhjeve të banesave në Orikum Policia ka ndaluar shtetasin:
Erjon Baraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të masave të marra për kapjen e personave kriminalë në fushën e vjedhjeve, Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasin Erjon Baraj, si autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.  Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera të listuara si më poshtë, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre : Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,
• mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.
• tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurise.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com