Loading...

Varfanjakja” që u bë e pasur me para droge, luksi i shfrenuar i Rezarta Shkurtës pas njohjes me Ermal Hoxhën

Ermal Hoxha njihet edhe më parë nga publiku, jo si një trafikant droge, por si një biznesmen dhe burri i këngëtares Rezarta Shkurta.

Nëse kthehemi vite më parë në fillimet e karrierës së Rezartës, do të kujtojmë një vajzë të thjeshtë e dashuruar me muzikën, modelingun. Me pak fjalë Rezarta ishte e thjeshtë.
Por një ‘aksident’ i vogël i ndodhur te sheshi ‘Nënë Tereza’ ishte shkopi magjik i saj. Ishte pikërisht ky aksident shkëndija e parë e takimit të këngëtares me Ermalin, ky i fundit një biznesmen i nderuar në Shqipëri, por që deri atëherë biznesi i tij nuk njihet, askush nuk e dinte.

2

Pas këtij takimi rastësor, Rezarta dhe Ermali nuk do të ndaheshin më dhe do të ktheheshin në një çift mjaft të dashur për botën e showbizit, por që kurrë nuk e bënë lidhjen e tyre publike.
Nipi i Hoxhës edhe pse në krah kishte një femër që shumë meshkuj do jepnin dhe jetën për ta pasur, kurrë nuk doli me të në publik, duke preferuar të rrinte gjithnjë në heshtje.
Por 14 janari i vitit 2015 nxori në dritë edhe biznesnin e tij, laboratrorin e kokainës në ‘Xibrakë’ të Elbasanit. Në kohën kur do të zbulohej skandali dhe Ermali ishte në ‘ditë të hallit’, Rezarta thuhet se ishte në Kinë, ku prej andej publikonte foto duke u larë me qumësht.

3Komentuesve u bënte përshtypje mirëqenia e Rezartës, e cila sipas tyre, vitet e fundit ishte rritur shumë. Deri atëherë, të ardhurat e këngëtares ishin gjysmë sekrete, themi gjysmë duke llogaritur edhe fitimet që ajo merr si këngëtare apo nga biznesi i fotografive.

4

Klipet e Rezartës ishin të mbushura me luks, disa herë edhe të tepruara, me makina dhe veshje milionëshe, a thua se kënga do të kishte po aq shumë klikime dhe fitime.
Zbulimi i laboratorit gjigant të kokainës, të ngritur nga bashkëshorti i saj, ngriti dyshime të forta për jetën e saj luksoze. Nga vajzë e thjeshtë, në një super yll të ‘larë në ar’! Kjo padyshim që fsheh pas diçka, që ishin pikërisht fitimet miliona euroshe të Ermal Hoxhës nga kokaina. Ky i fundit mund të cilësohet pa të keq si ‘bosi’ shqiptar i kokainës, pasi në laboratorin e tij u kapën mbi 100 kg kokainë, që kapnin vlerën e mbi 10 milionë euro. Milionat e trafikut të kokainës ishin dhe burimi i të ardhurave të Rezartës, jeta e së cilës ndryshoi me themel dhe mori tjetër rrjedhë pas atij aksidenti rastësor, që e njohu me biznesmenin e kokainës.

Rezarta mos u mërzit si ju janë të gjithë ‘famozat’ në Shqipëri, kujtojmë Violën, Elvanës etjetj, fundja skeni faj shijoni luksin përderisa drejtësia hesht./korrieri

1

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com