Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon” dhe njeriu më i pasur i globit njoftoi sot krijimin e një fondi fillestar prej 2 miliardë dollarë për arsimimin në komunitetet në vështirë dhe për strehimin e familjeve të pastreha.
“Bezos Day One Fund” do të financojë organizatat e bamirësisë të krijuara për ti ardhur në ndihmë familjeve të pastreha për gjetjen e një strehe dhe për të financuar një rrjet të ri të çerdheve me qëllim jo fitimprurës në komunikatet pa përkrahje, shprehet me anë të një postimi në Twitter Bezos, pasuria e tij personale vlerësohet rreth 160 miliardë dollarë.