Pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës, ku për ndryshimin e akuzës së një të pandehuri kërkohej 2 mijë euro është dhënë sot masa arrest me burg për avokaten Donada Lepenica, bën me dije Report Tv.
Po ashtu është dhënë masa “arrest me burg” për shtetasin Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa për bashkëshortjen e tij Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.
Lepenica sipas policisë është filmuar në ambientet e Prokurorisë teksa jepte ryshfet prokurorit.