Loading...

U akuzua para zgjedhjeve, kush është njeriu i LSI që u arrestua për korrupsion

Idlir Frasheri, ish-drejtori i spitalit të Beratit u arrestua sot në kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 për “Shperdorim detyre ne bashkepunim” dhe “Falsifikim i dokumentave i kryer ne bashkepunim”.

Por kjo nuk është hera e parë që Frashëri vihet nën akuzë. Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, pak ditë para zgjedhjeve, Ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit Ildir Frashëri i cili bashkë me deputetin e LSI Gledion Rehovica u proceduan penalisht për blerje vote dhe pjesëmarrje të paligjshme në fushatë të funksionarëve publikë. Rehovica dhe Frashëri mohuan akuzat.

Për Frashërin dhe deputeti i LSI Gledion Rehovica policia filloi procedimin penal për blerje të votës dhe përfshirje të paligjshme në fushatë të një funksionari publik.

Ministri Arben Beqiri tha atëherë për mediat lokale se vizitoi personalisht spitalin, ku njoftoi edhe emërimin e drejtorit të ri, për të komunikuar shkarkimin “për të demostruar dhe një herë se gjëja më e rëndësishme në këtë periudhë para elektorale….(ishte) mospërfshirja e administratës publike në fushatë”. Frashëri tha se nuk i komentonte akuzat pasi nuk i kishte mësuar ato zyrtarisht, ndërsa deputeti Rehovica i cilësoi akuzat si “shpifje për të prishur imazhin e LSI-së”, dhe tha se ishte i hapur “për çdo lloj hetimi institucional”.

“Ky duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për fillimin e procedimit penal. Çështja sipas policisë i është referuar Prokurorisë së Përgjithshme./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com