Hetimi për Arbën Çekaj duket se nuk do të shtrihet vetëm në Shqipëri, pasi çështjen e tij e kanë marrë në dorë dhe hetuesit gjermanë. Këta të fundit kanë mbërritur dhe në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi sasinë rekord të kokainës së kapur në Portin e Durrësit.
Kohe më parë Pamfleti ka paralajmëruar lexuesit se arrestimi i Arbër Çekaj në Gjermani nuk ishte një rutinë policore për t’ju dorëzuar drejtësisë shqiptare! Çekaj dhe bashkëshortja e tij gjermane kanë bashkëpunuar me agjensitë ligjzbatuese gjermane dhe janë rrëfyer, jo vetëm për rastin e 613 kg kokaine të sekuestruar në magazinën e tij në Maminas.
Sipas burimeve të sigurta Çekaj nuk është në rrethin e parë të përfituesve dhe as porositësi i ngarkesës, e cila rezulton të jete e treta e këtij lloji. Ndaj dhe ardhja e gjermanëve ka tronditur bosët e vërtetë të kokainës, të cilët deri tani janë të pacënuar për shkak të lidhjeve politike të nivelit të lartë. Prokurorët gjermanë do të vjelin ato pak informacione që ka mbledhur prokuroria, por më shumë janë të interesuar se përse është penguar një hetim i vërtetë i thelluar.
Sipas gjithë informacioneve do të jetë shteti gjerman qe do lëshoje flet-arreste ndërkombëtare për disa bosë të kokainës nga Shqipëria pasi disa ngarkesa të mëdha rezultojnë të jenë zbarkuar në këte vend. Disa politikanë të larte janë te implikuar, ndërsa familjarë të qeveritarëve të rëndesishëm dhe funksionarë të lartë policie janë pjesmarrës e përfitues të drejtpërdrejtë.Pamfleti