Loading...

Trafikanti i penduar zbërthen rrjetin, zbulohet polici që punonte me lëndë narkotike

Një trafikant droge i penduar ka treguar sot në gjykatë se si prej disa vitesh, prej vitit 2011 kishte punuar si transportues hashashi për llogari të një oficeri policie. Ai merrte një pagese për ta çuar drogën në fillim nga porti i Vlorës në Itali, e më pas nga ai i Durrësit, deri sa u kap në vitin 2017.Gjykata ka dëgjuar për dy orë me radhë dëshminë e Aurel Lazaj, një nga trafikantët e penduar të një grupi, i cili dyshohet se ka në përfshirje të tij doganierë e policisë.Gjykimi po zhvillohet kundër shtatë të akuzuarve për trafik ndërkombëtar droge, pas sekuestrimit të 2.5 ton kanabis, sekuestruar në Ankona gjatë 2017-s.Dëshmitari i drejtësisë i tha Gjykatës se për ngarkesa që kaloi përmes Portit të Durrësit kishte si destinacion Gjermaninë. Sipas dëshmitarit kjo ngarkesë do të pritej nga i pandehuri Ermir Hoti. “Ne nuk arritëm- tha dëshmitari – të zhbllokonim kamionin në Itali që po mbahej për mungesë dokumentacioni”.“Së bashku me Jurdi Bedinajn telefonuam organizatoret e grupit të cilët na thanë se do të dërgonin një kamion tjetër, i cili do të ndërrohej në portin e Ankonës”, ka treguar ai.Dëshmitari tregoi se për këtë çështje ishte mes organizatoreve edhe ish-polici Festim Lelaj, shkruan tch.

I pandehuri Demo Progonati (që ka ndërruar jetë në paraburgim) u nis nga Shqipëria dy ditë pas kësaj me një kamion të dytë të ngarkuar me pelet, e parkoi pranë kamionit me drogë dhe më pas i jep dokumente për të kryer ndërrimin e kamionëve shtetasit Dhimo Koraj.Në datën 10 janar 2017, Koraj ndërron trajlerët dhe targat e kamionëve, duke lënë ngarkesën me pelet e duke marrë më pas ngarkesën me drogë.Dëshmitari i drejtësisë tha se pas bllokimit të ngarkesës nga italianët, ai u kthye në Shqipëri, ku edhe ishte rrëmbyer duke u mbajtur peng nga anëtaret e grupit.“Më mbajtën të lidhur dhe me maskë në koke për 3 ditë”, kujtoi Aurel Lazaj.Por dëshmitari ka rrëfyer edhe për episode të tjera të trafikut të drogës nga vitit 2011.Aurel Lazaj i tha për herë të parë drejtësisë se ai kishte marrë porosi për transport gjatë vitit 2011.“Drogën e transportoja përmes Portit të Vlorës dhe për çdo rrugë paguhesha nga 400 deri në 500 euro”, tha i penduari, teksa shtoi se roli i tij ishte t’i dorëzonte ngarkesat në Romë tek anëtarë të tjerë të grupit.Por këto episode janë detaje të reja për grupin kriminal që ka në kërkim edhe disa persona të tjerë. Për këtë arsye avokatët kërkuan kohë për te pyetur dëshmitarin e mbrojtur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com