Policia e Fierit ka arrestuar një 48-vejcar me inicialet A.Z., pasi për motive ende të panjohura ka kanosur me pistoletë lodër në formë çakmaku shtetasin A.E., vjeç 39
Njoftimi nga Komisariati i Policisë Fier:
Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Z., vjeç 48, banues në Fier, pasi në lagjen ‘8 Shkurti”, për motive të dobëta, ka kanosur me pistoletë lodër në formë çakmaku shtetasin A.E., vjeç 39, banues në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.