Hajrie Rondo ishte aktore e mirënjohur shqiptare. Lindi më 1 mars 1951 në Delvinë dhe po në të njejtin qytet ndërroi jetë, më 9 Shtator 2017, pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit,por qyteti ku ajo shkriu gjithë energjitë e saj dhe poetencialin e rrallë e të vecantë prej artisteje ishte Fieri.
Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
“Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta njoh jetën dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur”.
“Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”.(Hajrie Rondo)
I përjetshëm kujtimi dhe vepra madhështore që aktorja e madhe la pas për brezat!
Ti ishe yll dhe yll i pashuar do mbetesh,
o artiste zëhyjnore që gjynjëzove perënditë!
Shpirti yt fëshfërinë stinëve mes gjethesh,
frymonë tek lulekambana e muzgut sërish.
Dëgjoj zërin tek oshëtin në këtë qiell vjeshte
dhe befas shfaqesh në qiell imazh i rallë,
dhe pse qyteti të nderon e derdh lotë në heshtje,
udhëve ndihet zëri yt,si të jesh akoma gjallë.
Yjet fiken e ndizen duke lënë pas një spektër,
në gjirin e tyre yll qiellor, u pagëzove ti,
mes erërave yjore tingëllon zëri yt,si askund tjetër,
duke përcjellë imazhe me tinguj jete në gjithësi.
Ti ishe ikonë dhe ikonë perherë do mbetesh,
o Hajrie zëhyjnore që gjynjëzove perënditë!
Ike duke lënë gjurmë në një qiell të zymtë vjeshte,
gjurmë të arta ,që asnjë stinë nuk i fshinë.
©copyright reserved Mimoza Çobo