Një sherr me komentuesit ka konsumuar figura e ekranit shqiptar Anjeza Maja, e cila është larguar nga Top Channel dhe pikërisht për këtë ajo është ngacmuar në rrjetet sociale. Maja hoqi dorë nga drejtimi i emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ku bashkë prezantonte me Florian Agalliun dhe u bë pjesë e “Tv Klan” në spektaklin e kërcimit “Dance ëith me”.
Në lidhje me këtë ndryshim, fansat e moderatores së njohur janë kuriozë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”. “O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit”, komentoi një person në një foto të Anjezës në profilin e saj në “Instagram”. Ky koment nuk i ka pëlqyer Anjeza Majës, e cila nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje komentuesit. “Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias.
“Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qenë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.