Dasma që theu konvencionet tradicionale. Data 9 shtator kurorëzoi dashurinë në martesë të Enxhit dhe Ledios. 1000 trendafila të kuq të vendosura në makinën e nuses dhe një autobus i personalizuar me foton e ciftit në marrjen e nuses nga Vlora në Fier ishin vecantite e para të kësaj dasme, që solli edhe komentimin e dasmës së vecantë edhe në mediat shqiptare.
Blerimi Palace në Lushnje ishte destinacioni i radhës i dasmës. Startuar me pritjen që prindërit e ciftit dhe kokteji me lëng trëndafili ishte vetëm fillimi i asaj cfarë surprizash të tjera do të shijonin të ftuarit në dasmën e Enxhit dhe Ledios. Çdo detaj ishte rregulluar me shumë kujdes nga Idea 2 Group Agency në sallen e madhe me një numër të madh të ftuarish. Tavolinat ishin xham të kombinuar me detajet ngjyre gold dhe të zeze dhe lulet ishin me trendafila të kuq. Vecantia ishte tavolina e ciftit me prindërit dhe mbrapa një ekran led ku do shfaqej pamja e hyrjes të ciftit që jashtë salles. Jo vetëm aredimi ishte konceptuar ndryshe, por edhe ajo cfarë do të shijonin të ftuarit e shumtë ishte një surprize edhe tek ushqimi. E përbërë nga gjashtë pjata person dhe një larmishmëri e shumëllojshmëri që në dasëm ishin sjellë me shumë shije. Momenti i hyrjes së ciftit erdhi, të shoqëruar me Bandën e qytetit të Fierit.
Suprizat e kësaj dasme perallore nisen me kengen që i dedikoi Enxhi Ledios “Shpirtin tek ti e kam”, me pas tre cifte daullesh ndezën atmosferën e dasmës, grupi Indian Spirit me ëmbëlsinë e tyre sollën për të ftuarit pak caste Indie Endri Mallkuqi përshendeti ciftin dhe të ftuarit me këngën “Dasma e Madhe” Adi Sybardhi me saksofon elektrizoi të ftuarit me vetë vecantinë e tij. Por surpriza ishte pikërisht momenti i tortës. Të ftuarit prisnin të zakonshmen, por dasma e Enxhit dhe Ledios nuk mund të ishte e tille, e vecantë si i gjithë organizimi, një ndarje torte e rrallë, duke zbritur nga lart dhe krijuar një tjetër atmosferë ndryshe. E tillë ishte dasma e Enxhit dhe Ledios, sepse Çifti Enxhi dhe Ledio guxoj t’i thyejë ato sepse dashuria e tyre është e tillë: e lirë dhe pa paragjykime. Enxhi dhe Ledio falenderojnë shumë të gjithë të ftuarit si dhe ata që janë marrë me pamjen e tyre: Glamour Bridal, Fustan Orkid, Parukeri Liza. Një falenderim të madh për të gjithë këtë dasëm mer Studio Bleta.