Stresi ka qenë në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” për të treguar me krenari se si i ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar dhe nuk është ndëshkuar nga organet kopetente.
Stresi është shprehur se qeveria “Rama” është qeveria më m*t që ka parë deri më tani duke bërë thirrje që t’i bashkohen Lulzim Bashës për ta rrëzuar.
“Qeveria më m*t që kam parë deri më tani. Turpi i mbuloftë përjetësisht, ato familje shqiptare që shitën votën për 50 euro”, ka vazhduar këngëtari. Më tej ai ka thënë se kupa është mbushur duke rrëfyer se si i ka shkelur ligjet e shtetit.
“Unë kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Holandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Kam kaluar në Han të Hotit, në Mal të Zi për punët e mia.
Këta janë shumë mbrapa. Kur je në kërkim për çështje të vogla policia nuk të vihet pas, por po re në dorë të tyre të ndalojnë, nëse jo vazhdon i qetë.
Ai po ashtu tregoi detaje rreth ngjarjes teksa theksoi se arma e gjetur nuk ishte e tij.“Policia erdhi poshtë pallatit tim dhe arrestoi dy shokët e mi. Policët janë shumë budallenj.
Pistoletën e gjetën por ishte si armë jetime. Pistoleta u gjet pranë gjimnazit e fshehur në një shkurre. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë.
Ne ishim 10 çuna aty, policia kontrolloi gjithandej dhe gjetën një armë. Ishin shumë policë, ora ishte rreth 7 pasdite. Ne e marim vesh gjithmonë para se policia të vijë sepse kemi shokë brenda policisë.
Unë isha i dyshuar për armën. Atë natë unë u nisa në Gjirokastër sepse kisha koncert të nesërmen. Më nisën në Whatsaap faksin që ishin njoftuar të gjitha policitë e qyteteve që unë isha në kërkim.
Pas Gjirokastrës, unë shkova në Sarandë ku qëndrova për dy javë dhe isha komplet i lirë dhe policia nuk e bëri lidhjen e emrit të artit dhe emrit tim të vërtetë.
Ka patur raste që unë kam kaluar me pasaportë tjetër dhe me patentë tjetër dhe policia nuk e ka kuptuar, se ka vënë re që jam unë. Unë e shikoj robin, nëse shikon televizor apo ka të bëjë me muzikën dhe e provoj zarin. Kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik, unë isha në kërkim dhe dy shokët e mi dolën nga burgu pasi u bë ekspertiza”, tha ai.