Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mat e ngjashme me filmat horror.
Eshtrat e një njeriu ende të paidentifikuar janë gjetur në një nga tunelet e Qafë Shtamës.
Dyshohet se eshtrat janë të një viktime si pasojë e një shpërthimi në vitin 1997.
Shpërthimi në tunelin e Selcës ndodhi në vitin 1997, ndërsa humbën jetën 23 persona. Pas shpërthimit u gjetën vetëm 11 trupa të pajetë.