NASA nisi sot një lazer të teknologjisë së fundit në orbitë, ”ICESat-2” një mision që ka kushtuar një miliardë dollarë për të hedhur dritë për shkallën e shkirjes së akullnajave në Tokë nga ngrohja globale.
Sateliti gati gjysmë ton do të katapultohet nga një raketë ”Delta II” nga baza ”Vandenberg” e ”US Air Force” në Kaliforni.
Kushtet e motit ishin 100% të përshtatshme për lëshimin e raketës.
”Ky mision është tejet i rëndësishëm për shkencën”, citon Richard Slonaker, drejtues i programit ”ICESat-2” në NASA, në prani të medias.
Për gati dhjetë vjet agjencia nuk kishte një instrument në orbitë për të matur trashësinë e zonave të mbuluara nga akulli në të gjithë planetin.
Me ”ICESat-2” matjet do të jenë mjaft të sakta për të përcaktuar trashësinë e blloku akullnajor, pohoi një anëtar i ekipit, Kelly Brunt./atsh