Prokurorët dhe gjyqtarët të cilët menduan se do të gëzojnë paratë e tyre të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe përmes abuzimit me detyrën, janë gabuar.
Partnerët tanë, SHBA dhe BE kanë treguar vendosmëri që të gjithë të korruptuarit në drejtësi të paguajnë “çmimin” e abuzimit, duke dalë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por dhe duke marrë dënimin e merituar nga drejtësia e re dhe duke kthyer paratë në arkën e shtetit shqiptar.
Dhe të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë pa kaluar në Vetting, apo që kanë hyrë në këtë proces dhe kanë mundur të “mbijetojnë”, kanë menduar SHBA dhe BE që të riverifikohen.
OMN që mbikqyr tërë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, i riktheu të gjithë ata për të cilët dyshonin dhe kishin provat e duhura, për verifikim të pasurisë dhe më tej për t’i dërguar para drejtësisë që të marrin dënimin e merituar.
Kështu, ish kryeprokurori Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë tentoi të mos futej në Vetting. Por SHBA dhe BE kërkuan me insistim që Llalla jo vetëm të kalojë në Vetting, por të bëhej dhe hetimi për pasurinë, të vënë përmes pastrimit të parave, abuzimit me pushtetit dhe të nxjerrë jashtë vendit përmes kufirit tokësor.
Ndonëse e fitoi të drejtën për të mos kaluar në Vetting pas disa muajsh, tashmë për Llallën ka një hetim penal për akuzat pastrimit të parave, kalimit të parave cash nga kufiri tokësor dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, e nëse rezultojnë të vërteta një pjesë e tyre, do përballet me burgun.
Pas tij, SHBA dhe BE përmes OMN të stacionuar pranë komisioneve të Vettingut dhe që po mbikqyr me kujdes tërë procesin e Vettingut, riktheu në verifikim kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, me argumentin se ka paqartësi në lidhje mje pasurinë e burimin e të ardhurave.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shqyrtuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe ka vendosur tashmë që sipas kërkesës së OMN Dedja ti nënshtrohet riverifikimit, ku gjasat janë thuajse të sigurta që ai të mos e kalojë këtë proces dhe për pasojë të largohet nga sistemi i drejtësisë.
Në të njejtën gjatësi vale, partnerët tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, përmes OMN kanë kthyer për riverifikim dhe kryetarin e gjykatës së Lartë Xhezair Xaganjori dhe janë tërë elementët e duhur që ai të mos jetë më në sistemin e drejtësisë.
Dhe si kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja ashtu dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, nëse nuk justifikojnë të ardhurat e tyre dhe nuk kalojnë Vettingun, do të përballen me drejtësinë për t’iu nënshtruar ligjit dhe dënimit për abuzim me pushtetin.
Kështu janë një listë e gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët janë jashtë sistemit të drejtësisë dhe pritet që dhe të japin llogari për paratë e fituara përmes abuzimit, vetëm falë vendosmërisë së SHBA dhe BE, që përmes OMN kanë ankimuar të gjitha rastet e dyshuara.
Edhe ditën e sotme në KPA do shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e Vettingut.
Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.
“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit” tha Komisioneri Publik, Florian Ballhysa
Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.
Pra, qëndrimi i fortë i SHBA dhe BE, pritet që të sjellë kalimin në procesin e Vettingut për veriufikimin e pasurisë dhe Mirela Fanën, bashkëshorten e avokatit të familjes së Berishës, Neshat Fana.
Shqiptarët me sa duket si shpresë të vetme për pastrimin e drejtësisë kanë vetëm partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Të cilët do të bëjnë dhe vettingun e politikës, për të pastruar njëherë e mirë politikën shqiptare nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet./Pamfleti