Delvinë-Sarandë Policia Lokale e mbështetur nga FNSH, kontrolle në lokale dhe akse rrugore për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale. Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative u kap një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha të parave kryer në Greqi, si dhe u arrestua një tjetër person për posedim të lëndëve të forta narkotike Gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona.
Policia e Delvinës bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek. Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” . Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit me të cilin qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si “Kokainë”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal.