Që prej largimit nga politika, ish ministri i Brendshëm është shfaqur mjaft aktiv në rrjetet sociale duke postuar foto dhe video të ndryshme nga pushimet dhe vendet që viziton.
Së fundmi, Saimir Tahiri ka publikuar një video në story në Faecebook, ku shfaqet me syze dhe me kapele ushtarake së bashku me djalin e tij hipur në kalë.
Nga pamjet të krijohet përshtypja se Saimir Tahiri ndodhet në zonat malore të Shqipërisë.
Kujtojmë se ish ministri i akuzuar nga PD për lidhje me Habilajt ende nuk ka mbyllur hesapet me drejtësinë, që siç e quan vetë ai është një luftë për të vërtetën.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.