Një 60-vjecare në Fier ka përfunduar në polici, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit. Policia bën me dije se D.I ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të saj, 23-vjeçares me inicialet A.L.
“Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen D.l., vjeçe 60, banuese në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit, shtetases A.L., vjeçe 23. Neni 130/a/4 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.