Dhuna në familje shënon rritje të frikshme në Shqipëri. Rastet vazhdojnë të bëhen publike dhe ndërkohë nuk vihet re marrja e masave për pakësimin e tyre
.Një rast i fundit është shënuar në Fier. Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Shera, 36 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.SH., 27 vjeçe, në prani të fëmijëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.